Ligji për falimentuesit dhe për informacionet e klasifikuara para Kuvendit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta vazhdojë seancën e 114-të në të cilën kanë mbetur për shqyrtim edhe disa propozim vendime ligjore.

Marketing

Në rend dite të leximit të dytë janë vendosur Propozimi plotësues për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim të domosdoshëm në qarkullim, Propozimi i plotësuar i ligjit për ndryshim të Ligjit për aviacion dhe Propozimi plotësues i ligjit për Inspektoratin për përdorim të gjuhëve.

Me procedurë të shkurtuar do të shqyrtohen disa vendime ligjore të parashtruara nga deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa në lexim të parë në rend dite janë Propozimi i ligjit për informacione të klasifikuara dhe Propozimi i ligjit për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese shtetërore.

Para deputetëve do të jetë edhe Raporti special i Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit për gjendjen e vërtetuar në financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme për kryetar komune në Ohër, Novosellë dhe Dibër.

Në rend dite është edhe Propozim vendimi për themelim të Komisionit anketues për vërtetimin e shkeljes së ligjit për keqpërdorimet në punën e PSP-së, të parashtruar nga një grup deputetësh nga opozita.

Marketing