Ligji për gjuhët, 18 kandidatë në konkursin për Agjencinë

18 persona janë paraqitur në konkursin për drejtorin e Agjencisë për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Megjithatë ende nuk është e qartë nëse përzgjedhja e njeriut të partë të agjencisë do të bëhet para apo pas zgjedhjeve presidenciale.

Marketing

Anëtari i grupit të punës për zbatimin e ligjit Tahir Hani në një intervistë për Alsat thotë se edhe institucionet e tjera kanë filluar aktivitet për të zbatuar përdorimin e shqipes paralelisht edhe me Marrëveshjen e Prespës.

Hani nuk pret pengesa nga asnjë institucion përkundrazi vlerëson se zbatimi i shqipes do të vijojnë me ritëm të shpejtë.

Hani Përse grup pune për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve kur ligji është shumë i qartë sa iu përket obligimeve që ka çdo institucion në këtë kuadër?

Duke pasur parasysh se ligji për përdorimin zyrtar të gjuhëve parasheh që në një afat kohor prej 6 muajve duhet të gjitha ligjet materiale të harmonizohen me ligjin për përdorimin zyrtar të gjuhëve është një dinamikë kohore e shkurtër për t’i harmonizuar të gjitha ligjet dhe për ti dhënë një shtytje sa më të shpejtë të harmonizimit të ligjeve, akteve nënligjore si dhe për ti dhënë një shtytje themelimit të Agjencisë për zbatimin e gjuhëve dhe të Inspektoratit është e nevojshme të themelohet një grup ndër-resor për zbatimin e ligjit të gjuhëve. Ky grup ka për obligim të miratojë një plan veprimi për përshpejtimin e zbatimit të ligjit të gjuhëve. Do të duhet të obligojmë në një afat kohor shumë të shkurtër të gjitha institucionet të dorëzojnë listën e ligjeve të cilat duhet të harmonizohen me ligjin për përdorimin e gjuhëve

A prisni pengesa ë zbatimin e ligjit nga ndonjë institucion nëse kemi parasysh përvojën negative nga e kaluara kur shumë institucioneve refuzonin ta zbatonin përdorimin e gjuhës shqipe edhe pse këtë e obligonte edhe ligji i vjetër ?

Unë mund të flas në mënyrë shumë afirmative sepse qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut veç ka filluar të zbatojë ligjin për përdorimin e gjuhëve. Janë vendosur aparaturat e përkthimit kemi përkthyes të huazuar nga kuvendi të cilët bëjnë përkthimin e seancave të qeverisë. Logoja e qeverisë gjithashtu ka gjetur zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe logoja është dygjuhësore…unë mendoj se nuk do të kemi asnjë pengesë në këtë drejtim. Konstatimi i grupit ndër-resor për zbatimin e marrëveshjes së Prespës është që gjatë implementimit apo obligimeve që dalin nga ky grup ndër-resor për implementimin e amendamenteve kushtetuese që burojnë nga Marrëveshja e Prespës do ti respektojnë edhe dispozitat për përdorimin zyrtar të gjuhës.

Në opinion ka shqetësime nëse njeriu i parë i Agjencisë do të jetë i denjë për të udhëhequr këtë institucion dhe madje ka sugjerime që ky person të jetë apolitik ?

ME rëndësi fundamentale është që ne të përzgjedhim kuadër i cili përveç kriteriumeve në bazë të ligjit do të ketë një sens..organizaiv, menaxhues, sens politik ta përshpejtojnë dinamikën e zbatimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve..kjo dëshirë kaq e madhe e shqiptarëve për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në institucionet e Maqedonisë Veriut janë shumë të mëdha dhe kush do që ka aplikuar besoj që hyn me një përkushtim dhe ambicie dhe nuk dëshiroj që ato ti zhgënjejnë qytetarët shqiptarë në vend./alsat/

Marketing