Ligji për gjuhët, Karakamisheva: Publiku duhet ti dijë vërejtjet e Komisionit të Venecias

Profesoresha e të drejtës Kushtetuese përmes profilit të saj në rrjetin social facebook ka komentuar vendimin e Komisionit të Venecias për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Karakamisheva thekson se Qeveria ka bërë presion që vërejtjet mos të publikohen në këtë format.

Marketing

“Pasi që sot, në seancë plenare, Komisioni i Venecias miratoi zyrtarisht mendimin mbi Ligjin për gjuhët, publiku duhet të dijë vërejtjet kryesore që Komisioni ka bërë në lidhje me Ligjin, të cilat kanë mbetur të pandryshuara pavarësisht presionit të Qeverisë për të mos i përfshirë ato në këtë format”, shkruan Karakamisheva, e cila është anëtare e Komisionit të Venecias.

Ndryshe, Komisioni i Venecias në raportin e publikuar sot u bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut të rishqyrtojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve përmes konsultimeve me të gjitha palët në fjalë. Mes tjerash thuhet se Ligji është me paqartësi dhe se nuk ka hapësirë për tu përdorur në administratë dhe gjyqësorë. Komisioni gjithashtu thekson se Ligji kërkon analizë buxhetore dhe njerëzore.

Reagimi i plotë i Karakamishevës: