Ligji për mbrojtje nga sëmundjet infektive dhe ribalansi i Buxhetit para deputetëve më 27 tetor

Ligji për mbrojtje nga sëmundjet infektive dhe ribalansi i Buxhetit para deputetëve më 27 tetor

Marketing

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive, ribalansi i Buxhetit për mbrojtje nga diskriminimi pritet të jenë në rend dite të seancës kuvendore të caktuar më 27 tetor. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot në takim me gazetarët deklaroi se grupet e deputetëve kanë kërkuar që ligji të mos vendoset në seancë më datën 20 të këtij muaji që të harmonizohen për disa çështje. Por, Xhaferi theksoi se për shkak të mosmarrëveshjeve të partive nuk ka ndërmend të konvokojë seancë vetëm për një pikë të rendit të ditës me procedurë të shkurtuar dhe i ka informuar se seanca e ardhshme do të jetë më 27 tetor.

Në seancën më 27 tetor, nëse arrihet marrëveshje mes partive parlamentare do të mund në rend dite të jetë edhe përzgjedhja e Gjykatësit kushtetues.

Deri tek seanca pritet të përfundojë izolimi i tre deputetëve të cilët ishin pozitivë në Kovid-19. Sipas Xhaferit, ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Lidhur me informacionet e publikuara në opinion për furnizimin e 100 kompjuterëve për deputetët, kryetari i Kuvendit potencoi se bëhet fjalë për kompjuterë të furnizuar për shërbimin e Parlamentit, e jo për deputetët dhe se kjo më së paku ka lidhur me mbajtjen e seancave onlajn. Kompjuterët janë furnizuar në kuadër të projektit të Ambasadës së Zvicrës dhe NDI-së.

Marketing