Ligji për Mbrojtjen e Popullatës nesër në seancë plenare

Nesër Kuvendi voton nevojën e Ligjit për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Ngjitëse. Burime nga koordinimi i grupeve parlamentare me kryetarin e Kuvendit konfirmojnë se në takimin e sotëm palët janë pajtuar që në seancën plenare të së martës nevoja të votohet me procedurë të shpejtë. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski duke folur për nevojën e këtij ligji theksoi se policia do të ketë të drejtë ndërhyrje në grumbullime në kundërshtim me ligjin, ose me denoncim paraprak nga qytetarët. Për rëndësinë e miratimit të ligjit foli edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili kërkoi votimin e tij sa më shpejtë të jetë e mundur për shkak të ballafaqimit më efikas me pandeminë. Me ndryshimet e fundit parashikohet mbajtja e obligueshme e maskave në ambiente të hapura, ndalesa për grumbullimin e më shumë se 4 personave pas orës 22 dhe ndalesa për grumbullime familjare.

Marketing
Marketing