Ligji për përdorimin e gjuhëve, mjetet garanci për implementimin e ligjit

Fella intelektuale në vend konsideron se ligji për gjuhët i cili tash më është në fuqi, duhet të rrespektohet dhe njëherit të zbatohet në praktikë nga të gjitha institucionet shtetërore.

Marketing

Profesorët universitar Sejfulla Osmani dhe Zimri Elezi të kontaktuar nga TVM2, thonë që rrugëtimi i jetësimit deri në fund të ligjit padyshim do të ketë baticat dhe zbaticat e saja, sidomos në sferën e gjyqësorit.

Gjykatat dhe prokuroritë sipas tyre janë instutucionet ku mund të hasen vështirësi më të theksuara gjatë implementimit të ligjit për gjuhët, për arsye të mungesës të resurseve të mjaftueshme njerëzore dhe teknike, duke mos e harruar edhe buxhetin i cili duhet të jetë më i madh.

“Një bashkëveprim i të gjithë të thirrurve që nga pushteti ekzekutiv, ministritë përkatëse, pushteti gjyqësorë, le të merret një aksion me përkushtim serioz dhe një ndryshim i dispozitave buxhetore për financimin e projketeve ku parashihet një vlerë apo kosto më e lartë e mejeteve, me të cilat do mundësohet punsimi i kuadrove të kualifikuara për përkthime dhe realizimi i së drejtë së përdorimit të gjuhës shqipe” – tha profesori universitarë, Sejfulla Osmani.

“Ky buxhet do të duhet të zgjerohet edhe pak më tepër për arsye se do duhet të ketë ekipe profesionale për përkthyes të natyrave të ndryshme në procedura,trajnime të ndryshme besoj se buxheti pak më tepër duhet të rritet” – u shpreh profesori universitarë, Zemri Elezi.

Sipas profsorëve Osmani dhe Elezi edhe benefitet të cilat mund të dalin nga zbatimi i ligjit mund të jenë të shumta.

“Do thjeshtësohet funksionimi normal i çdo qytetari që nuk i takon bashkësisë maqedone d.m.th shqiptarët shumë më lehtë nëse implementohet ligji do mund të realizojnë të drejtat etyre duke mos pas impenjimin se a do më kuptoj drejt puntori administrativë apo jo si nevoj institucionale zyratare qoftë për një kërkesë apo çfarë do qoftë tjetër” – tha Osmani.

“Do hapet hapsira e punësimit të shqipatrëve përkthyes të llojeve të ndryshme te teksteve, normative ligjire dhe shkencore por edhe për maqedonasit do jetë obligim që në shkolla të mesme fakulktete universittee të kenë lëndë zgjedhore në gjuhën shqipe” – deklaroi Elezi.

Të dy bashkëbiseduesit nuk e mohojnë faktin se vështirësi në zbatim do të ketë, megjithatë çdo shkelje ligjore sipas po të njejtit ligj do të sanksionohen të gjitha institucionet të cilat nuk do ti rrespektojnë dispozitat e ndryshuara të ligjit.

Marketing