Ligji për përdorimin e gjuhëve, Selmani: Komisioni i Venecias me epilog pozitiv

Mendimi i Komisionit të Venecias sa i përket Ligjit për përdorimin e Gjuhëve pritet të jetë pozitiv edhe pse epilogu përfundimtar i të njëjtit është fakultativ, vlerëson eksperti Bashkim Selmani. Sipas tij Qeveria nuk ka dyshim në përmbajtjen e Ligjit mirëpo dërgesa për mendim në këtë Komision është realizuar me arsyen e zbutjes së reagimeve të opinionit.

Marketing

“Komisioni i Venecias ,nëse merret roli dhe funksioni i sajë me karakter ndërkombëtarë ,më tepër jep udhëzime fakultative dhe nuk i ka të karakterit detyrues.Mirëpo pjesa e tri nenevë që janë dsikutante në këtë rast unë shpresoj se do të jetë në favor të gjuhës shqipe ,pasi që nëse merret parasysh funksionaliteti administrative dhe proceset kundërshtuese ,në këtë rast vetë Qeveria e Maqedonisë nuk e ka atë karakterin negative ku dihet se Ligji ka kaluar.

Unë më tepër e shoh si një arsye pra në këtë rast Qeveria e R.M-së para opinionit Maqedonas duke e ditur se ka reagime të ndryshme,më tepër është paraparë në këtë karakter se sa në esencialitetin për të ndryshuar Ligjin dhe për të hasur pengesa të ndryshme”, tha Bashkim Selmani.

Selmani thekson se nevoja për implementimin e plotë të Ligjit të gjuhëve kërkon themelimin e Agjencisë, i cili do ti udhëzonte të gjithë formularët institucional,duke pasur parasysh obstruksionet e mundshme dhe sanksionet që duhet të zbatohen.

“Neglizhenca jonë dhe mos imuniteti qoftë edhe i parive politike dhe ne në përgjithësi,nënkupton se do ta ngadalësojë zbatimin dhe jetësimin e sajë,por paralelisht duhet të parashihen edhe mjetet material.Do të jetë një institucion i veçantë, Agjension i veçantë i cili paralelisht do të përkujdeset edhe nga ana gjuhësore standarte ,financiare dhe material dhe pjesa tjetër që është mungesë është pjesa e sanksionimit të gjitha atyre institucioneve ,sepse paralelisht mund të ndodhin edhe obstruksione të ndryshme nga individë të ndryshëm duke e ditur se si vepron politika maqedonase e njëjta do të krijojë probleme mirëpo do të jetë e karakterit të dytë”, tha Selmani.

Më 22 janar, Qeveria dërgoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve për mendim deri te Komisioni i Venecias, bashkë me tekstin alternativ të nenit 8*, i cili nuk është pjesë përbërëse e Ligjit. Përkatësisht, bëhet fjalë për përdorimin e gjuhës shqipe në monedha dhe banknota, në letrat me vlerë, në pullat postare, fletëpagesa, banderolla, etj., si dhe për përdorimin e shqipes në uniformat e policies, mbrojtjes, zjarrfikësve dhe shëndetësisë, në Shkup dhe në komunat ku së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhën shqipe. Kërkohet që Komisioni të jep vlerësim nëse Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe alternative e nenit 8 e këtij Ligji janë në harmoni me kuadrin kushtetues, me standardet evropiane dhe me parimin e sundimit të së drejtës.

Marketing