Ligji për Prokurorinë e re, ka përafrim të qëndrimeve mes pushtetit dhe opozitës

Zv/ministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski i cili ka marrë pjesë në bisedimet me përfaqësues të VMRO-DPMNE-së në Qeveri rreth Ligjit të ri për Prokurori Publik, ka thënë se pret që deri më 15 shtator të miratohet Ligji.

Marketing

Pas takimit të sotëm Ristovski ka thënë se me opozitën janë pajtuar për mënyrën e financimit të Prokurorisë Publike.

“Jemi pajtuar se është e nevojshme rritja e financave për tërë Prokurorinë në përgjithësi, kjo për të rritur pavarësinë, dhe me këtë shpresojmë për më tepër përgjegjshmëri. Për rritje konkrete të pagave të prokurorëve nuk është biseduar por do të pritet përgjigje nga Ministria e Financave”, ka thënë Ristovski.

Marketing