“Ligji për Prokurorinë”, Grubi cakton mbledhjen për të enjten

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z Artan Grubi, sot kishte koordinim me koordinatorët e Grupeve parlamentare dhe Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, në lidhje me dy ligjet kyçe, Propozim-ligjin për prokurorinë publike dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë, të cilët duhet të shqyrtohen në Komisionin për Çështje Evropiane.
Pas mbajtjes së konsultimeve, z.Grubi vendosi që mbledhjen e Komisionit për Çështje Evropiane ta konvokoj të enjten, më 29 gusht 2019 me fillim në orën 11:00.

Marketing

Me respekt,
Komisionit për Çështje Evropiane

Marketing