Ligji për prokurorinë, palët të ngujuara në qëndrimet e tyre

Kushtet e opozitës ndaj propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike, VMRO-DPMNE-ja do t’i prezantojë edhe para opinionit, që më pas pushteti të prononcohet nëse i pranon ose jo. Dallimet e theksuara të cilat vazhdojnë të mbeten në fatin e bombave si dëshmi në procedurë, pritet të zvarrisin konsensusin për fatin e Prokurorisë Speciale Publike.

Marketing

“Nuk kam detaje që mund t’i ndaj me ju por sonte do të keni mundësi t’i dëgjoni në miting. Mund të them se ditëve në vijim grupi i punës do të dal me konferencë për media ku edhe do të shpalosen të gjitha detajet mbi bisedimet, amendamentet dhe modalitetet”, tha Vllado Misajllovski, Nënkryetar i VMRO-DPMNE-së

Ministria e Drejtësisë pret përgjigjen e opozitës lidhur me propozimin. Nga rrjedha e deritanishme e takimeve, jo zyrtarisht mësohet që palët janë pajtuar vetëm për funksionimin e Speciales si departament në vete në kuadër të Prokurorisë Publike. Grupet e punës deri më tani kanë zhvilluar disa takime ndërsa gjëja për të cilën deri më tani janë pajtuar është ajo për ndarjen e 65 amendamenteve në grupin e çështjeve teknike dhe atë për çështje thelbësore. Nga ana tjetër dallimet mbeten për mënyrën e funksionimit të prokurorisë speciale dhe përdorimin e “bombave” si dëshmi.

Alsat

Marketing