Ligji për PP kaloi në Qeveri,futet gjuha shqipe!

Ligji për Prokurorinë Publike sonte kaloi në Qeveri,dhe i njejti me flamur evropian shkon në Kuvend për procedura të mëtejme, në Komisionin për Çështje Evropiane dhe në seancë plenare.
BDI dhe LSDM janë dakorduar që në ligj të futet edhe gjuha shqipe. Këtë më herët e bëri të ditur deputeti dhe funksionari i lartë i BDI-së, Artan Grubi.

Marketing

“Do të ulen edhe kriteret për zgjedhjen e prokurorëve publik nga radhët e gjyqtarëve, që të sigurohet përfaqësim i drejtë. Po ashtu është pranuar edhe kërkesa e BDI-së që të ulet stazhi nga 15 në 10 për kandidatët për Prokuror Publik”, ka deklaruar deputeti Grubi. Ndërkaq,grupi i deputetëve të pavarur nga VMRO-DPMNE-ja në kompensim për ta mbështetur miratimin e ligjit kërkon dispozitë ligjore mbi të cilën Prokuroria nuk do të mund të ngrit akuzë mbi bazën e dëshmive që burojnë nga përgjimet e paligjshme. Ata gjithashtu kërkojnë abrogimin e procedurës gjyqësorë mbi rastet e speciales Talir 1 dhe Talir 2, për të cilën akuzohen funksionar të VMRO-DPMNE-së mbi dyshimet për financim jo ligjor të partisë. Lidhur me zgjedhjen e prokurorit për Krim të organizuar dhe korrupsion të lartë, deputetë e pavarur kërkojnë që kjo të behët me vota nga të gjithë prokurorët në vend.