Ligji për Prokurorinë Publike, mblidhen grupet e punës

Takim i ri mes grupeve të punës të pushtetit dhe VMRO-DPMNE-së opozitare për ligjin për Prokurori Publike, me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale Publike, duhet të mbahet sot në Ministrinë e Drejtësisë.

Marketing

Takimin e paralajmëroi dje kryeministri Zoran Zaev, duke shfaqur shpresë se do të arrihet marrëveshje për ligjin për Prokurori Publike, pasi janë të numëruara ditët deri në mbylljen e raportit të Komisionit Evropian.

Grupet punuese të pushtetit dhe opozitës deri tani kanë mbajtur disa takime për ligjin për prokurori publike. Dallimet kryesore janë statusi i ardhshëm dhe funksionimi i PSP-së, fati i procedurave të cilat veçmë kanë filluar dhe përdorimi i dëshmive.

Marketing