Ligji për Prokurorinë Publike, opozita kërkon të çojë në Komisionin e Venecias

Opozita këmbëngul që propozim-Ligji për Prokurorinë Publike të dërgohet në Komisionin e Venecias. VMRO-DPMNE-ja gjithashtu kërkon që në Venecia të dërgohet edhe Ligji për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik. Fati i grupeve të punës mes pushtetit dhe opozitës mbetet në “status quo”.

Marketing

Tani për tani është “status quo” dhe shohim se Qeveria e cila dikton dinamikën për bisedime nuk ka iniciativa plotësuese. Që të mos turpërohemi politikisht dhe juridikisht nga Komisioni i Venecias, kërkojmë që Propozim-Ligji për Akademinë për gjykatës dhe Prokurorë Publik dhe Propozim-ligji për Prokurorinë Publike derisa janë propozime të dërgohen në Venecia për vërejtje të mundshme që më pas Kuvendi të mund t’i përfshi dhe miratojë- Antonio Milloshoski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Ministria e Drejtësisë mbetet në qëndrimin se nuk duhet shpejtuar për miratimin e ligjit, duke potencuar se puna e grupeve do të vazhdojë kur palët t’i afrojnë qëndrimet parimore, ndërsa çështjet e mëdha do të mbeten temë diskutimi mes liderëve. Nga marrëveshja mes grupeve të punës varet edhe puna në Komisionin për Çështje Evropiane. Kreu i Komisionit, Artan Grubi thotë se deri tani nuk ka asnjë paralajmërim për marrëveshje mes pushtetit dhe opozitës dhe se deri atëherë nuk do të vazhdojë puna e komisionit për shqyrtimin e 40 amendamenteve të mbetura. Dy javë më parë, kryeministri Zoran Zaev nga Nju Jorku deklaroi se deri në mesin e muajit tetor, respektivisht para datës së mundshme për bisedime me BE-në duhet miratuar Ligji për Prokurorinë Publike. Në të njëjtën kohë Zaev kishte potencuar se nuk duhet shpejtuar me miratimin e ligjit përderisa fati i lëndëve të Prokurorisë Speciale Publike është garantuar.

Marketing