Ligji për prokurorinë publike, partitë mblidhen pas 15 gushtit

Grupet e punës sërish pritet të ulen në tavolinë në përpjekjen e radhës për kapërcimin e dallimeve rreth ligjit për Prokurorinë publike, përmes të cilit synohet edhe zgjidhja e fatit të PSP-së.

Marketing

Data e takimit ende nuk është caktuar por gjithsesi që i njëjti pritet të mbahet shumë shpejt sepse ligji për prokurorinë . Lufta kundër krimit e korrupsionit janë ndër parakushtet e BE-së për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve në tetor. Tashmë në kuvend janë dorëzuar dy propozimet e pushtetit dhe opozitës dhe është caktuar edhe mbajtja e seancës më 27 gusht.

Ende ka dallime mes palëve. VMRO këmbëngul për heqjen e dispozitës që do jepte kompetenca Prokurorisë së re të ndjekë lëndët e dala nga bisedat e përgjuara. Pushteti këmbëngul se kushdo që ka shkelur ligjin duhet të ndëshkohet.

“Njëjtë sikur VMRO-DPMNE-ja, edhe bashkësia ndërkombëtare këmbëngul të ketë ligj cilësor për Prokurorinë publike. Me atë që e ofruam, qoftë me amendamente ose ndryshimin e tekstit të dorëzuar nga pushteti, apo tekstin që e përgatitëm ne, jemi në një linjë me bashkësinë ndërkombëtare. Pasi edhe ata sikur ne këmbëngulin në zbatim të saktë dhe të përpiktë të sundimit të së drejtës”, u shpreh sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev.

“Ata vlerësojnë se këto lëndë nuk duhet me automatizëm të kalojnë në Prokurorinë e re, sidomos lëndët që janë ngritur pas skadimit të afatit ligjor prej 18 muajve që e kishte PSP-ja pas formimit të saj. Për tjerat ka hapësirë për bisedime, por për këto jo. Ne vlerësojmë se nuk duhet krijuar situatë të mosndëshkimit me ligj me të cilin do të përfshihen lëndë të caktuara”, theksoi ministrja e drejtësisë Renata Deskoska.

Marketing