“Ligji për Prokurorinë”, pushteti ofron zgjidhje përmes “Planit B”

Në rast se nuk arrihet që të sigurohen 2/3 e votave, gjegjësisht 80 vota për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, përmes të cilit zgjidhet edhe e ardhmja e PSP-së, pushteti zgjidhjen për PSP-në do ta kërkoj përmes ndryshimeve në Ligjin për Këshillin e Prokurorëve i cili miratohet me 61 vota.

Marketing

Planin e qeverisë sot e shpalosi ministrja e drejtësisë Renata Deskoska, sipas së cilës në Ligjin për Këshillin e Prokurorëve mund të inkorporohen dispozita për zgjedhjen dhe organizimin e Prokurorisë.

“Në rast se nuk gjendet shumica për Ligjin për Prokurorinë Publike, të gjitha lëndët e Prokurorisë Speciale Publike do t’i merr dhe do t’i vazhdoj një Prokurori tjetër. Apo, me ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve, i cili miratohet me shumicë të thjeshtë, do të gjendet zgjidhje për funksionimin e Prokurorisë Speciale Publike”, deklaroi Renata Deskoska, ministre e drejtësisë.

Marketing