Ligji për prokurorinë, Saiti: Pazaret politike të dëmshme për gjyqësorin

Edhe pse hetimet e filluara për rastin Zhvatja për disa struktura të caktuara politike si dhe për faktorin ndërkombëtar, po shihen si fillim i një kapitulli të ri për sundimin e së drejtës dhe luftës së pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, perceptimi i qytetarëve ndaj punës dhe funksionimit të shtetit juridik në përgjithësi mbetet negativ, thotë mes tjerash kryetari i shoqatës së gjykatësve, Xhemali Saiti në intervistën javore të “Radios Europa e Lirë”.

Marketing

Sipas tij procedura e filluar gjyqësore do të ndikojë negativisht në besueshmërinë e gjyqësorit.

Në këtë fazë thotë Saiti, procedura edhe pse me elemente folklorit të shtuar, është e transparente dhe objektive, megjithatë pasojat për PSP-në, janë shumë negative. Saiti nuk përjashton mundësinë për përpjekje nga ana e aktorëve politik për gjetjen e një zgjidhjeje, apo një kornize, për ta zbutur situatën në raport me strukturën e përgjithshme të PSP-së.

Sa i takon zgjidhjes ligjore për PTHP-në, dhe sa e njëjta mund të jetë cak i pazareve politike , Saiti thotë se pazari ka çmim , dhe kjo diku mund të reflektohet.
“Nuk është aspak me rëndësi se në çfarë kushtesh është sjellur ligji, me rëndësi është se çfarë do të përfshihet si dispozitë. Shpresoj se do të kemi më pak dispozita kontroverse, të pastërta, përcaktime të qarta të cilat do ta lehtësojnë punën e Gjyqësorit. Pazaret politike kanë çmimin e vet, dhe kjo diku do të reflektohet. për fat të keq të gjitha kombinimet mbi supet e gjyqësorit janë të dëmshme. Po i bëj thirrje sovranit që të bëjë sa më pak zbrazëtira dhe lëshime ligjore , sepse kjo ndikon mjaft në zbatimin praktik të ligjit nga ana gjykatësve” – tha Kryetari i shoqatës së gjykatësve, Xhemali Saiti.

Ndërsa sa i përket nismës për veting në gjyqësor, Saiti thotë se varet se çfarë qasje i jepet këtij procesi, duam të kemi gjykatës të pastër apo situate kur nuk ka kush të gjykojë shton ai.

“Vetingu është një çështje shumë interesante. Jemi dëshmitar se në opinion kemi deklarime të shumta në raport me vetingun, disa të matura e disa të pamatura. Në njërin grup do ti vendosja të gjithë ata të cilët aspak nuk mendojnë për pasojat juridike, çfarë pas vetingut? Shumë here kam treguar qëndrimin tim dhe kam bërë apel para gjykatësve që shqyrtojnë lëndë voluminoze dhe të rëndësishme, që vetingu le të jetë proces i vetëevoluimit të gjykatësve, të dëshmojmë pra opinionit se ne si gjykatës vërtetë sjellim vendime të drejta dhe nuk kemi asnjë problem me këtë pjesë” – thotë Saiti.

Saiti shton se në raportin e fundit të Pribes, përveç nevojës për reforma dhe intervenime në legjislaturën juridike, thuhet se gjyqësorit i nevojitet kuadër profesionist, gjykatës dhe hetues. Raport i cili thekson se problem ka vetëm me një grup të vogël të gjykatësve të cilët duhet të procesuohen për tu pare nëse realisht kanë qasje negative në gjykim, thotë në intervistën për radio Europa e lire, kryetari i shoqatës së gjykatësve Xhemali Saiti.