ryeministri Zoran Zaev vazhdon të këmbëngul për kompromis me opozitën për Ligjin për Prokurorinë Publike. Në mesazhin drejtuar qytetarëve, Zaev thotë se do të vazhdojë ta bind opozitën me qëllim miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Prokurorinë Publike për t’i dhënë fund shtetit të kapur. Ndonëse kërkon mbështetje nga opozita, Zaev shton se çdo padrejtësi në vend mban vulën e VMRO-DPMNE-së.

Në luftën për shtet të së drejtës, përgjegjësia e partive politike është e madhe. Por, përgjegjësinë më të madhe e mban subjekti politik i cili i solli të gjitha padrejtësitë në vend dhe Mickoski si njeriu i parë i kësaj partie. E di se ju si qytetarë jeni të lodhur nga zvarritjet dhe vonesat dhe se prisni hapa konkret. Për këtë arsye unë do të vazhdoj që me këmbëngulje edhe më të madhe ta thërras dhe bindë opozitën që t’i mbështes reformat. Është koha kur drejtësia duhet të dal në skenë, kohë në të cilën kur zhvillohet lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk guxon të ketë të paprekshëm. Askush nuk është i privilegjuar dhe askush nuk do të amnistohet”-tha Zoran Zaev, kryeministër.

VMRO-DPMNE-ja thirrjen e kryeministri Zaev e vlerëson si qesharake, duke i kujtuar të parit të ekzekutivit se mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike ekzistojnë grupe pune.

Nuk ka absurditet më të madh se sa për reforma të flet Zaev i cili kërkonte një euro për Vicen. Gjykatësit e tij nuk arritën ta fshehin krimin që e pa i gjithë opinioni. Tani të njëjtit kërkojnë që të mos gjykojnë një njëanshëm dhe të sillen profesionalisht. Prokuroria e llojit Ruskoska dhe gjykata e llojit Kacarska janë gjithçka përveç se të pavarura. VMRO- DPMNE është për prokurori të pavarur e cila do ta ndjek penalisht krimin dhe korrupsionin pavarësisht ngjyrës dhe përkatësisë politike. ne jemi për prokurori e cila punon me parimin e sundimit të ligjit dhe mbi bazën e konventës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”-pohoi Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.
Lideri i opozitës, Hristijan Mickoski u shpreh optimist për konsensus, por duke akuzuar opozitën për obstruksione dhe mosgatishmëri për marrëveshje mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike. Ndërkohë ministrja e Drejtësisë, Reanata Deskoska akuzon opozitën se po rrezikon procesin Eurointegrues të vendit si pasojë e kërkesave për amnisti. Deskoska vlerëson se është pikërisht Ligji për Prokurorinë Publike i cili do t’i vërtetoj përcaktimet e VMRO-DPMNE-së për të ardhëm e vendit. Edhe pse në rikthim grupet e punës dhanë shpresë se opozita dhe pushteti do të arrijnë konsensus mbi Prokurorinë Publike dhe fatin e PSP-së, në takimin e fundit palët njoftuan se kanë qëndrime të kundërta. Opozita tani kundërshton edhe emrin e Villma Ruskoskës, ndërsa pushteti nuk pranon që emri i prokurorit përveç në Këshillin e Prokurorëve të kalojë edhe në Komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime me propozim të opozitës. VMRO-ja kundërshton edhe kalimin e aktakuzave të PSP-së nën kompetenca të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, e posaçërisht akuzat e ngritura pas qershorit të 2017-ës. /Alsat-M/