Ligji për shfuqizim të lustrimit sot do të shqyrtohet nga anëtarët e Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

Qeveria në fund të dhjetorit të vitit të kaluar e vërtetoi tekstin e Propozim ligjit për shpallje të shfuqizimit të akteve juridike, veprimeve, masave dhe pasojave juridike nga procedurat për lustrim.

Me zgjidhjen e re të propozuar, qaset drejt mënjanimit të pasojave të dëmshme të personave, të cilët kanë qenë viktima të këtyre procedurave para Komisionit për verifikim të fakteve, para gjykatave kompetente dhe para organeve tjera dhe konform Propozim ligjit, për personat e dëmtuar nga aktet dhe veprimet e theksuara, parashikohet kompensim i dëmit.

Me këtë propozim ligji rrumbullaksohet korniza juridike, si qëllim strategjik i reformave në gjyqësi në lidhje me sigurimin e pavarësisë dhe mosanshmërisë dhe qaset drejt realizimit të orientimit strategjik për vendosje të kornizës juridike për shfuqizim zë masave dhe pasojave juridike nga procesi i lustrimit.

Gjatë punës gjashtëvjeçare të Komisionit për lustrim për spiunë janë shpallur rreth 200 persona.