Ligji për shlyerjen e interesit për fatura të papaguara kaloi në Kuvend

Kuvendi sot e miratoi Ligjin për shlyerjen interesit për pagesën e borxheve që dalin nga shërbimet e përmbaruesve në veprimtaritë komunale, telefoni, operatorët celularëve dhe kabllove, mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta, ujitjen e tokës bujqësore, i parashtruar nga deputetët e opozitës dhe partitë në pushtet.

Marketing

Ligji për shlyerjen e interesit për pagesën e borxheve siguron shlyerjen e interesit të grumbulluar gjegjësisht interesin ndëshkues, sa i përket borxhit kryesor dhe shpenzimeve në procedurën për veprimtari komunale, energji elektrike,ngrohje, ujin dhe mbeturinat, telefoninë, operatorët celular dhe kabllove, mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta, ujitjen e tokës bujqësore, përfshirë edhe shpenzimet e procedurës nga ana e borxhliut.

Ligji parashikon shlyerjen e interesit që llogaritet nga parashtrimi i padisë për pagesë të detyruar të borxhit me para, deri në pagesën përfundimtare të kërkesës me para.

Bëhet fjalë për problem me të cilin qytetarët janë ballafaquar nga viti 2011, ku lëndët e përmbaruara nga gjykatat janë transferuar te noterët, ndërsa pastaj ato përfundojnë te përmbaruesit. Në këtë proces viktima më të mëdha janë qytetarët të cilët janë ballafaquar me interes të mëdha ndëshkuese për të cilat nuk kanë qenë të vetëdijshëm se ekzistojnë, e as që ka propozime për pagesë të detyruar.

Shlyerja e borxheve, sipas ligjit, bëhet në bazëvullnetare nga ana e borxhliut.

Borxhlinjtë, të cilët janë në pronë private, vullnetarisht vendosin përmes organeve të tyre të menaxhimit, për shlyerje të njëanshme të kërkesave në bazë të pagesës së interesit të grumbulluar, gjegjësisht interesit ndëshkues të borxhit kryesor nga personat fizik borxhlinj të cilët kanë fituar të drejtën e shlyerjes së interesit në pajtim me nenin 3 të këtij ligjit.

Në suaza të seancë së 65 deputetët dhanë mbështetje për ndryshimet e Ligjit për statistikë shtetërore, Ligjit për punë audiovizuele, Ligjit për Akademinë e mësimdhënësve, Ligjit për mësimdhënës dhe shkolla të mesme, Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, Ligjit për notarit dhe Ligjit për përmbarim.

Marketing