Likovë: Fillon ndërtimi i terenit të hapur sportiv

Në shkollën fillore komunale “Dituria” në Likovë kanë filluar punimet për ndërtimin e terenit të hapur sportiv. Ky investim po realizohet nga Agjencioni për Rini dhe Sport në bashkëpunim me komunën e Likovës, dhe i njejti kap vlerën e investimin 2.5 milon denar e që pritet të përfundoj në afat kohor deri në 6 muaj.
 “Ky projekt i Agjencisë për Rini dhe Sport, është në vazhdën e saj për zhvillimin e zonave rurale, zona të cilat nga kjo Agjenci kan qenë të harruara, fal angazhimit të strukturave tona drejtuese ne kemi marr për obligim që ky projekt do të jet vetëm fillimi i angazhimit tone për mbarëvajtjen e jetës sportive dhe krijimin e infrastrtukturës sportive për banorët e komunës së Likovës”, Izmit Nura tha mes tjerash.
“Vendosëm që bashkarisht të fillojmë punimet e këtij tereni të hapur sportiv, që është projekti i pare i financuar nga kjo Agjenci, shpresojm të vazhdojmë më tutje me të vetmin qëllim që të përmirsojmë kushtet e shkollave tona, gjithashtu në këtë shkollë do të bëjmë ndrrimin e çatisë si dhe do rregullojmë rrugicën që shpie për në pjesën tjetër të fshatit e cila është e një rëndësie të madhe dhe kështu do të rrumbullaksohen kushtet për zhvillimin e procesit arsimorë bashkkohor”, tha mes tjerash Erkan Arifi.
Ndryshe shkolla fillore komunale “Dituria” e fshatit Likovë numëron mbi 225 nxënës.
Marketing