Likovë/ Ndër të infektuarit me Kovid 19, edhe 5 fëmijë

Edhe përkundër apeleve të parreshtura për respektimin e rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore për mbrojtje nga virusi korona, gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Kumanovës sërish është regjistruar numër i madh i të prekurve nga “COVID19”, gjithsej 24, nga të cilët  22 në Komunën e Likovës, kurse 2 në Kumanovë. Ndër të infektuarit e ri në Komunën e Likovës,pjesa dërmuese në fshatin Mateç, siç bëjnë të ditur nga Qendra për Shëndet Publik, për fat të keq janë  edhe 5 fëmijë.

Marketing

“Deri më tani kemi konfirmuar 24 raste pozitive me ‘COVID-19’, prej tyre 22 raste i kemi në komunën e Likovës dhe vetëm 2 në komunën e Kumanovës. Vlen të theksohet se në komunën e Likovës kemi 5 fëmijë  të infektuar edhe atë të moshës, 4, 6, 9 dhe dy fëmij nga 11 vjeç. Të infektuarit janë më së shumti nga fshati Mateç me 13 raste, Orizare 4, Hotël 2, Likovë 2 dhe 1 në Sllupçan”, – tha Drejtori i Q.SH.P. Kumanovë, Arif Latifi.

Ai tha se gjatë ditës së sotme nuk kanë kryer testime në komunë të Likovës, por vetëm në Kumanovë.

“Jo, sot në komunën e Likovës nuk kemi bërë testime, kemi bërë vetëm në Kumanovë edhe atë përmes “Termini Im” dhe teste kontrolluese ku arrin shifrën 25”, – tha Latifi.

Në rajonin e Kumanovës, nga 597 rastet e regjistruara,  aktive janë gjithsej 179 raste, nga të cilat madje 147 në Likovë, 31 në Kumanovë dhe 1 në Nagoriçan të vjetër. Për këtë arsye autoretet komunale në Likovë vazhdimisht bëjnë apele tek qytetarët që ti respektojnë rekomandimet e autoriteteve shëndetësore  që të mbajnë maskat, të ruajnë distancën sociale si dhe të bëjnë dezinfektimin e duarv

Marketing