Likovë, në përfundim e sipër kanali për ujërat atmosferike

Komuna e Likovës njofton banorët e saj se punimet rreth kanalit atmosferik janë në përfundim e sipër. Ndërkohë që ka filluar edhe faza e rinovimit të rrugës nga fshati Hotël deri tek varrezat e fshatit Likovë.

Marketing

“Të nderuar banorë të Komunës së Likovës dhe me gjerë, ju lajmërojmë se punimet janë në përfundim e sipër të kanalit prej betonit për ujërat atmosferik në f. Hotël si dhe ka filluar gërryerja e asfaltit ekzistues nga punëtoria e z. Jakupit në f. Hotël e deri tek varrezat e f. Likovë, ku do filloj edhe faza e asfaltimit këtyre ditëve në këtë pjesë të rrugës! Njëkohësisht kërkojmë kujdes në komunikacion nga ana drejtuesve të automjeteve. Urojmë në mirëkuptimin tuaj të denjë, rrugët e tona po bëhen, le t’i gëzojmë me të mira!”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Marketing