Likovë, vendoset gurëthemeli i stacionit të filtrimit për ujë të pijshëm

Sot, zv.ministrja e financave Shiret Elezi e shoqëruar nga kryeministri Zoran Zaev dhe kreu i komunës së Likovës, Erkan Arifi bashkë me funksionarë të tjerë të kësaj ane kanë  vendosur gurëthemelin e një projekti që do të kushtojë 1.4 milion euro e që do të frunizojë me ujë për pijë gjithë komunën e Likovës.

Marketing

Ky projekt është në financim nga Ministria e transportit dhe lidhjeve, të ndara për komunat, por njëkohësisht janë siguruar dhe fonde tjera në vlerë prej 8 milion euro për komunat nga Ministria e financave  në suaza të projektit për përmiresimin e sherbimeve komunale, shpallja e të cilës u lansua dje.

“Të vulosësh themelet e një projekti që do të furnizojë mbi 30.000 banorë me ujë për pije është shenjë që tregon realitetin dhe nevojen themelore per qytetaret e kesaj ane . Sot bashkë mekryeministrin Zaev dhe kreun e komunës së Likovës, Erkan Arifi, funksioner te Kesaj ane dhe bashkëqytetarët vendosem gurëthemelin e stacionit filtrues të ujit, i cili kap vlerën prej 87.920.125 denarë ose 1.434.259,79 euro. Ky është një nga projektet më madhore që po realizohet për banorët e kësaj ane, integrimi ne BE do te mundesoj me shum mjete me shum investime per te miren e gjith qytetareve,” thekson kështu mes tjerave zv.ministrja Elezi.

Marketing