Limaj: Vetëm të bashkuar ecim përpara dhe realizojmë objektivat tona

Fatmir Dehari me Komandant Xhavit Hasani dhe Dan Limaj nga Suhareka, shokë të idealit si në lufte ashtu edhe në paqe

Bashkimi bën fitoren,
Shqiptarët kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë probleme nga përçarja që kanë mes vete. Pra ne duhet të harrojmë se popujt tjerë po na urrejnë. Jo se ata na duan por ju mjafton urrejtja që kemi mes vete.

Çdo herë që jemi bashkuar kemi dëshmuar se mund të ecim përpara dhe mund të realizojmë objektivat tona. Kështu ndodhi në Kosovë në vitin 1999 dhe 2008. Kështu ndodhi në Maqedoni me 2001. Kështu ndodhi kur fituam Kryeparlamentarin. Kështu ndodhi me rrugën drejt ofrimit në BE dhe NATO.

Sot shqiptarët në Maqedoni janë para një sfide jo të lehtë. Jemi në prag të zgjedhjeve Presidenciale dhe duhet të tregohemi më të bashkuar se kurrë. Duhet të tregohemi të zgjuar në përkrahjen e kandidatit konsensual me qëllim të realizimit të marrëveshjeve që kemi përpara.

Në BE dhe NATO nuk mund të shkohet krye në vete përkundër dëshirës tonë maksimale. BE dhe NATO na ka mbështetë gjithmonë në rrugën tonë andaj respektimi i marrëveshjeve të arritura është domosdoshmëri.

Pjesëmarrja jonë masive në zgjedhje dhe mbështetja e kandidatit konsensual është dëshmia më e mirë se shqiptarët janë bashkndërtues, bashkpronar të një shteti që ka vendosur të rrugëtojë drejt vendeve Perëndimore. Është rruga jonë më e lehtë dhe më e mirë për të arrit objektivat tona drejt fuqizimit të të drejtave shqiptare.

Andaj të gjithë të bashkuar rreth kandidatit konsensual për të treguar fuqinë tonë të quajtur: NUMËR dhe VOTË.
Zoti e bekoftë Kombin Shqiptar!