Limani: Dëshmorët e kryen detyrimin ndaj Atdheut, neve na mbetet të ruajmë vlerat dhe të realizojmë amanetin e tyre

Komuna e Çairit në vigjilje të 7 Marsit, në shkollën që mban emrin e komandantit legjendar, organizoi Akademi përkujtimore. Në këtë Akademi morën pjesë figurat politike nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria të cilët njëherit kanë qenë pjesë e luftës.

Marketing

Par të pranishmëve fjalim mbajti edhe Fatmir Limani nga ShVL-UÇK.

Fjalimi i plotë i Fatmir Limanit

Pa Shaban Jasharin s’do të ishte Adem Jashari, s’do të ishte as Lulzimi pa Legjendarin Adem Jashari. Ashtu siç s’do të ishim as ne mbi faqe e mbi këtë dhe pa sakrificën deri në flijim të Familjes Jashari.

Shumë e nderuara familje e heroit të kombit Shaban Jashari;
Të dashura Familje të Dëshmorëve të Atdheut;
Të respektuar ushtarë dhe të plagosur të lirisë;
I dashur Gjeneral Fadil Kodra, vëlla i kryetrimit Ilaz Kodra;
Të nderuar të pranishëm;

Pikëpyetjen më të madhe në atë se: A është realizuar Amaneti i Dëshmorëve të Atdheut tregon vetë shfaqja e Lulzim Adem Jasharit me mjekër !!!

Sot përjetojmë dhimbje e krenari njëherësh! Dhimbje, për humbjen e madhe të familjes së Bacë Shaban Jasharit dhe ndjejmë krenarinë të cilën kjo familje i fali Kosovës dhe mbarë shqiptarisë me trimërinë dhe gjakun e derdhur të Tyre.
Në hapësirat e Dardanisë në prill të vitit 1993 ishte mbajtur Mbledhja Konsultative, në të cilën u morën dy vendime:
E para, që të merreshin përsipër të gjitha aksionet e deriatëhershme të armatosura guerile, të cilat ishin ndërmarrë nga Adem Jashari (Prekaz), Sali Çekaj (Lumbardhë) dhe Zahir Pajaziti (Besianë).

Vendimi pauses ishte që, të organizohej në korrik të vitit 1993 Mbledhja e IV- të e Përgjithshme në Dragodan tek shtëpia e Brajshorëve, në të cilin u soll vendimi historik për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila luftën do ta zhvillonte në V-së Zona Operative.

Zona e I-rë Operative u përcaktua Kosova, Zonë e II-të tokat e pushtuara nga sllavo – maqedonët, Zonë e III-të Operative Presheva, Medvegja, Bujanoci, Zonë e IV-ërt tokat e pushtuara nga malazezët dhe Zonë e V-të Oprative tokat Çame, të cilat akoma mbeten nën pushtim.

Në këtë periudhë të rëndësishme të kombit tonë CELULAT e ndryshme shndërroheshin në NJËSITE GUERILE, të cilat operonin nën petkun dhe Emblemin e Ushtrisë së lavdishme të Kosovës, udhëhequr nga: Adem, Hamzë e Shaban Jashari, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Muj Krasniqi, Ilir Konusheci e Zahir Pajaziti, Ismet Jashari, Mujdin Aliu, Tahir Sinani, Qemal Shaqiri, Harun Aliu, dhe qindra patriotë, atdhetarë dhe luftëtarë të kombit tonë.

Pas vendimeve të rëndësishme vijuan aksionet e para guerile në Zonën Operative numër I, të udhëhequra nga Komandanti Legjendar Adem Jashari, të cilat koordinoheshin me NJËSITET GUERILE, që operonin në Zonën Operative numër II.

Po këto njësite paralel, me organizimin e aksioneve nëpër stacione policore Prilep, Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, bënin edhe furnizimin me armatim e municione të Njësiteve Guerile të Zonës Operative I dhe III, përmes Jazhincës dhe Likovës. Gjithashtu, të njëjtët me vendim të Shtabit të Përgjithshëm themelonin Njësite të reja Guerile dhe krijonin depo armatimi, të cilat më vonë do të ishin në shërbim të Ushtrisë Çlirimitare Kombëtare.
Tri emblemat e Ushtrive Çlirimtare u shpallën nga Pentagoni edhe si formacionet më të sukses’shme të fundshekullit që lam pas dhe fillim shekullit të ri.
Të nderuar bashkveprimtarë;
Dëshmorët e kryen detyrimin ndaj Atdheut, ndërkohë që neve na mbetet të ruajmë vlerat dhe të realizojmë Amanetin e Tyre. Dhe sot, ne si Lëvizje, bashkë me veprimtarë, atdhetarë e përfaqësues institucionesh, do të zbulojmë edhe një Pllakë Përkujtimore te shtëpia e veprimtarit të përbetuar Ismet Shabani -“Shkupi”, shtëpi e cila ishte një nga mijëra çerdhe të tjera në shërbim të Adem Jahsharit me shokë dhe Ushtrive Çlirimtare të kombit tonë.

Shoqëria “Lëvizja” tanimë ka zbuluar Pllakën Përkujtimore në shtëpinë e atdhetarit të njohur Kadri Labënishti në Strugë; Pllakën Përkujtimore në kullën e veprimtarit Halit Zeqiri, në Kollarë ku u mbajt Mbledhja Konsultative; Pllakë Përkujtimore në shtëpinë e heroit të kombit Beqir Limani; Pllaka Përkujtimore te shtëpia e Arif Seferit në Shtrazë të Kumanovës.

Pasi qëllimi i vetëm i krijimit të Shoqërisë “ Lëvizja” bazohet në grumbullimin, klasifikimin, kultivimin dhe ruajtjen e vlerave kombëtare, ne gjurmojmë dhe planifikojmë në të ardhmen që te çdo kullë, e cila shërbeu si çerdhe atdhetarësh e luftëtarësh të vendosim nga një Pllakë Përkujtimore, në shenjë nderi, respekti dhe mirënjohje, për të gjithë Ata që kontribuan dhe flijuan gjithçka për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar!

Sot, Ushtria e udhëhequr dikur nga komandanti legjendar Adem Jashari, mbron me dinjitet kufijtë e Kosovës. Ndërkohë që Presheva, Medvegja e Bujanoci flasin për bashkim me Kosovën. Kurse, shqiptarët e këtushëm synojnë bashkimin me Kosovën dhe Shqipërinë përmes integrimit në Evropën e Bashkuar.
Të nderuar të pranishëm, është e vërtetë se koha punon për shqiptarët, por ç’ështja është, sa shqiptarët janë të përkushtuar në realizimin e Amanetit të Madh?!
I përjetshëm kujtimi për Shaban, Adem, Hamzë e mbarë Familjen Jashari!

Lavdi të gjithë Dëshmorëve të rënë e përjetësuar në periudha dhe vise të ndryshme të Atdheut!
7 mars, 2019 Fatmir Beqir Limani
Shkup

Marketing