Limani: Na bën bashkë gjaku i dëshmorëve në këtë takim-shënimi të 576 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës

Me rastin e shënimit të 576 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, në një manifestim të shënuar ka marrë pjesë dhe veprimtari i njohur dhe ish luftëtari i UÇK-së Fatmir Limani i cili edhe ka pasur nderin të mbajë një fjalim para të pranishmëve të cilin ua sjellim në vazhdim:

Marketing

ME RASIN E SHËNIMIT TË 576 VJETORIT TË BESËLIDHJES SË LEZHËS !
– Shumë i nderuari Gjeneral, Hysen Berisha,
– I respektuar përfaqësues i figurës më të ndritshme të kombit Hasan Prishtina, pasuesi i denjë Mehmet Prishtina,
– I dashur shok i studimeve dhe veprimtarisë ilegale, Skender Hasani,

– Mysafir të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare !
– Të nderuar të profesorë dhe të pranishëm në këtë manifest,
Sot, na bën bashkë gjaku i dëshmorëve në këtë takim-shënimi të 576 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, inicuar, organizuar, realizuar dhe udhëhequr nga Kryeheroi, Kryekomandanti, strategu dhe diplomati i kohës, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

– Të dashur pjesëmarrës,
Pa luftërat e lavdishme të zhvilluara dhe udhëhequra nga Shtabet e Përgjithshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit dhe Ushtrisë Çlirimtare, në rrjedhat e shkrimeve historike do të flitej, për Kuvendin e Lezhës dhe të gjitha figurat pjesëmarrëse të asaj Besëlidhje, por asesi nuk do të kishim fatin të përbashkohemi në këtë Manifest kushtuar 2 marsit të vitit 1444, por edhe të shënimit të përvjetorit dhe llogaridhënies vjetore të punës së Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve.

Në këtë ditë shtrohet pyetja nëse është e nevojshme të organizohet edhe i një Kuvend i ngjajshëm me Besëlidhjen e Lezhës ?!

Gjithnjë dhe sipas meje është më se i nevojshëm një bashkim dhe e gjitha nga fakti që nëse atëherë pushtimet bëheshin përmes luftrave klasike dhe shpatës, pushtimet e sotme janë moderne dhe bëhen përmes invazionit të investimeve ekonomike. Kështu që nëse në Kuvendin e Lezhës duhej të bashkojë Principatat, në një luftë shpatash, në kohët e tanishme shqiptarët duhet të bëjnë bashkë ekonomitë e tyre, për të investuar në vendlindje dhe me këtë t’u bëjmë ball pushtimeve moderne në sferën e investimeve ekonomike dhe të parandalojnë dëbimin masiv të rinisë tonë.

Në dhjetë’vjeçarin e fundit kemi një inovazion ekonomik ruso-turk në të gjitha trevat shqiptare dhe kjo rrezikon të ardhmen e kombit tonë ! Vitet e fundit është evidente edhe fenomeni i braktisjes së vendlindjes dhe migrimi në vende të huaja, për një jetë me standarde më të mira. Kjo ndodh si rezultat i politikave të gabuara dhe korrupsionit, i cili ka tejkaluar çdo kufi. Dhe nga kjo, rinia shqiptare u dëshpërua deri në masën e humbjes së besimit që në këtë vend do të mund të vijë në shprehje dija, dita dhe e ardhmja e tyre.
Pikërisht për këtë dhe mijëra arsye të tjera, të cilat nuk do t’i përmend për hirë të kohës, bëjnë që pjesa me vetëdije më të ndritur e kombit tonë, të bëhet bashkë në mënyrë që të shpëtojm Atdheun nga pushtimet moderne dhe kombin nga migrimi drejt viseve dhe shteteve të Perëndimit.

Të nderuar pjesëmarrës,
Me këtë rast do të shpalos edhe një shqetësim, i cili kohët e fundit shëndërrohet në trend !
Nuk është e rastësishme hapja e kufinjëve, për migrantët e Lindjes, të cilët vërshojnë drejt popullimit të viseve tona ! Nuk ishte i rastësishëm edhe nënshkrimi i marrëveshjes përpara dy-viteve, mes Kryeministrit të këtij vendi dhe Zonjën-Merkel, për lehtësimin e vizave. Gjermanisë i nevojitet krahu i punës, të cilin e gjejnë te rinia punëtore dhe vitale e kombit tonë. Me këtë bëhet një akt i spastrimit modern të rinisë nga viset stërgjyshore. Dhe pikërisht, për këtë situatë të krijuar, vlerësoj se është i nevojshëm një bashkim, por asesi mes përzierjes shqiptare me sllavët, për të pezmatuar deri në palcë indin shqiptarë. S’duhet që bashkimi ndërshiptarë të jetë në shërbim të një lufte mbrënda llojit dhe qenësisë shqiptare. Bashkimi i ngjajshëm me Besëlidhjen duhet t’i shërbejë qëllimit, i cili lidhet me Amanetin e dëshmorëve dhe patriotëve të të gjitha periudhave dhe viseve shqiptare. Të bëhet një bashkim, por asesi me të pabesët e kombit tonë.

Mirënjohje, për autorët e librave që lejnë gjurmë në shërbim të gjenaratës pasuese si udhërrëfim, për të hapëruar drejtë civilizimit evropian, vlerë që e mbrojti me shpatë i lavdishmi Gjergj Kastrioti Skënderbe !
Le të shërbej kjo ditë si model i planifikimit të një kuvendi ndërshqiptar, për t’u siguruar rinisë një jetë të dinjitetëshme në vendlindjen dhe Atdheun e tyre !
Falenderit, për fjalën e dhënë dhe vëmendjen e shfaqur!

Marketing