Limuzina 7 tonëshe e dizajnuar për Vladimir Putin, do të shitet edhe për botën (FOTO)

Nëse dëshironi të keni një makinë si të Vladimir Putin, tashmë keni shansin nëse xhepi ua përballon.

Në Shfaqjen e Makinave në Gjenevë, prodhuesi Rus i makinave Aurus, prezantoi makinën Senat Limousine L700, një ri-mishërim i Rolls-Royce.

Debutimi në Evropë i makinës vjen për ata perëndimorë të kripur në para si yje pop apo liderë biznesesh.

Kompania prezantoi një model i cili u ndërtua rreth një lideri. Kjo makinë u dizajnua me Putin në mendje i cili ka drejtuar vetë një Aurus.

“Ai është shumë i interesuar rreth teknologjisë dhe më shumë ti provojë vetë,” tha CEO i Aurus Franz Gerhard Hilgert për Putinin. “Përpara se ta pëlqejë diçka, ai dëshiron ta kuptojë, të mësojë sesi funksionon.”

Ndërsa modeli që do të shitet për masat nuk është aq i sigurtë sa ai i prodhuar posacërisht për Putinin, L700 vjen në një version të blinduar 7 tonësh ndërsa ofrohet edhe një version normal.

Hilgert tha se makina ka 600 kuaj fuqi dhe një kambio automatike, e gjitha “Made in Russia.”

Ekzekutivët dëshirojnë të fillojnë shitjet e modelit në Evropë vitin e ardhshëm ose deri më 2021. Çmimi i makinës bëhet i ditur muajin e ardhshëm.