Lingard bëhet objektiv i Borussia Dortmundit, por ka konkurrencë nga PSG-ja

22:35 | 14 Maj 2021

Marketing

Jesse Lingard është duke mahnitur me paraqitjet e tij për West Ham United.

Lingard erdhi në janar si formë huazimi tek “The Hammers” duke mahnitur me paraqitjet e tij fantastike, shkruan lajmi.net.

Sipas “BILD”, forma e mirë e anglezit ka bërë që skuadra të rëndësishme evropiane të interesohen për nënshkrimin e tij.

27 vjeçari duket se nuk do të rikthehet në “Old Trafford” ku menaxheri, Ole Gunnar Solskjaer preferon talentin, Mason Greenwood dhe Daniel James para tij.

Sipas artikullit, PSG dhe Borussia Dortmund janë tejet të interesuara për blerjen përfundimtare të Lingard ku vlera e tij parashikohet të jetë rreth 15 milionë euro./Lajmi.net/

Marketing