Lingard drejt rikthimit te United në verë

10:29 | 11 Maj 2021

Marketing

Mesfushori Jesse Lingard pritet të rikthehet te Manchester United sezonin tjetër, me West Ham që nuk mundet ta paguajë kartonin e mesfushorit.

28-vjeçari ka arritur ta gjejë formën e mirë te “Çekanët” që nga janari, derisa është rikthyer edhe Kombëtarja e Anglisë për Evropianin 2020, transmeton lajmi.net.

Trajneri David Moyes dëshiron ta mbajë Lingardin këtë edicion, por sipas Daily Mail, West Ham nuk mund të paguajë pagën prej 100 mijë euro në javë ngase në financat e klubit ka ndikuar negativisht pandemia e COVID-19.

West Ham ka humbur 65 milionë euro edicionin e kaluar nga COVID-19.

Lingard ka bërë 13 paraqitje në Premierligë, duke shënuar nëntë gola dhe dhuruar katër asistime./Lajmi.net/