Linja hekurudhore Maqedoni- Bullgari Asani: Do të përfundoj deri në fund të vitit 2021

Drejtori i NP Hekurudhat e Maqedonisë Irfan Asani informoi se për shkak të disa problemeve ndërtimi I fazës së pare të hekurudhës Maqedoni – Bullgari do të shtyhet për 18 muaj, por është optimist se linja hekurudhore Maqedoni – Bullgari do të përfundojë deri në fund të vitit 2021.

Sa i përket hekurudhës Kërçov-Lin që lidh Maqedoninë me Shqipërinë, Asani tha se është bërë projekti final, por fillimi i punimeve mvaret nga sigurimi i mjeteve finansiare.

“Me programin e vitit 2019, ne vetëm kemi filluar të parashohim një pjesë të mjeteve që kanë të bëjnë me shpronësimin e tokës, sepse shpronësimi është faza e pare për të filluar ndërtimi i një projekti. NE do ti fillojmë procedurat për shpronësimin e tokës, pas asaj do të kemi ndoshta edhe një thirrje publike për ndërtim, tani e gjitha mvaret nga bisedat që do të zhvillohen bisedat me institucionet finansiare për fillimin e punimeve”, tha Asani.

Asani nuk la pa përmendur edhe aksidentet që ndodhin nëpër shina të hekurudhave, siç ishte ai I fudit në Ramali. Asani tha se në të gjithë vendkalimet mbi hekurudha ekzistojnë sinjalizimet si shenjat stop, kryqi I andreit apo edhe semaforët, të cilat qytetarët janë të obliguar që ti repektojnë. Duke shprehur keqardhje, ai tha se për rastin ekzistojnë xhirimet dhe fjalën e fundit për arsyen e tragjedisë do ta jep prokuroria publike.

“Kalimi në Ramali dhe në vende tjera që i përket niveleve të kalimit të dytë, në të cilat përveç shenjës stop dhe kryqit të andreut, ndalimit të detyrueshëm ka edhe sinjalizim me dritë dhe me zë. Çfarë nënkupton kjo se kur kemi semafor me doemos duhet të ndalemi. Është një rast tragjik, është një rast i pashpjegueshëm, prokurori dhe policia I kanë të gjitha informacionet, ekzistojnë inçiyimet dhe të gjitha protokolet, sepse punën që ne e bëjmë e ikemi të inçizuar me protokole por edhe me kamera në shumicën e vendkalimeve dhe në atë drejtim të presim raportin final të prokurorisë”, tha Asani.

Asani gjithashtu njoftoi se në NP Hekurudhat e MAqedonisë- Infrastrukturë gjatë periudhës sëa rdhshme pritet të ketë 100 punësime të reja. TVM2

evn