Linjat e pezulluara ajrore po kthehen në Aeroportin e Shkupit

Orari veror i fluturimeve kthen shumicën e linjave ajrore që u ndaluan në vitin 2020 me mbylljen e aeroportit në Shkup. Bëhet fjalë për një numër linjash të kompanisë Wizz Air, si dhe linja Shkup-Varshavë i kompanisë LOT. Janë paralajmëruar gjithashtu fluturime charter nga Shkupi në Antalia në Turqi për periudhën maj-tetor nga pesë linja ajrore.

Marketing

Njoftimet e tilla pritet të rrisin numrin e udhëtarëve, i cili, ashtu si vitin e kaluar pas fillimit të pandemisë, në dy muajt e parë të këtij viti u ul me 70 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sidoqoftë, zhvillimi i mëtejshëm i trafikut ajror do të varet nga vendimet e qeverisë në lidhje me kovid-pandeminë.

Numri i destinacioneve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në orarin dimërorë të fluturimeve ishte 22, dhe tani linjat ajrore kanë njoftuar gjithsej 41 destinacione të rregullta, që, sipas TAV, do të thotë se shumica e linjave që u ndaluan në vitin 2020 me mbylljen e aeroporti, tani janë kthyer. Përveç linjave ajrore / destinacioneve të rregullta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, pesë linja ajrore të ndryshme kanë njoftuar fluturime charter nga Shkupi në Antalia në Turqi, duke filluar nga maji deri në tetor. Këto janë Turkish Airlines, Pegasus Airlines, Corendon Airlines, Sun Express dhe Freebird Airlines.

Marketing