Lirohen nga burgu të akuzuarit për vrasjen e Enisit, Enginit dhe Rahmetullahut

Naim dhe Ramiz Asani të dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Enis Ismailit 17 vjeçar, Engin Ismailit 14 vjeçar, dhe Rametullah Ibishit 18 vjeçar, në vitin 2006 në lagjen Seravë të Shkupit, së fundmi kanë dalë në liri. Lajmin në fjalë, siç shkruan gazeta KOHA, e kanë shpërnda shumë banor të fshatit Haraçinë nga edhe vijnë të akuzuarit në fjalë.

Marketing

Edhe profili i LSDM-së në Facebook e Komunës së Haraçinës madje ka falënderuar kryeministrin Zoran Zaev për lirimin nga burgu i përjetshëm i Nazim dhe Ramiz Asanit, ndërsa është falënderuar edhe kryetarja e Komunës, Milikije Halimi.

Vrasja e trefishtë, përkujton KOHA, ndodhi në një çajtore në lagjen Serava, 13 vite më parë, ndërsa tronditi jo vetëm Shkupin, por gjithë vendin. Si rezultat i kësaj vrasje të trefishtë, atë kohë u mbajtën protesta masive në Shkup. Ndërkohë, të akuzuarit Naimi dhe Ramiz Asani u arrestuan një vit pas kësaj ngjarje, respektivisht në vitin 2007.
Raportet policore të asaj kohe, duke i sqaruar motivet e kësaj ngjarje të rëndë, tregonin se Naimi dhe Ramizi drejtë të pranishmëve në internet kafe kanë shtënë duke dashur të hakmerren ndaj vrasësve të Agim Asanit (i afërm i tyre) i cili mbeti i vrarë në janar të vitit 2006. Që të dy u dënuan me burgim të përjetshëm. 

Marketing