Lirohet Afrim Ukshini

Në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës është liruar Afrim Ukshini, ish i akuzuar në rastin “Sopoti”, i cili gjatë ditës së djeshme u ndalua nga policia në vendkalimin kufitar Tabanoc.

Marketing

Pasi ishte arrestuar në vendkalimin kufitar Tabanoc, Ukshini ishte mbajtur në Policinë e Kumanovës deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ndërsa më pas ishte sjell në Gjykatën Penale në Shkup.

Edhe pse të akuzuarit në rastin “Sopoti” janë liruar tërësisht nga akuzat dhe janë shpallur të pafajshëm, si duket regjistrat e policisë nuk janë të përditësuara kështu që në listën e personave të kërkuar, figurojnë ende njerëz që tashmë janë liruar.

Familjarët e tij thanë për TV SHENJA se Ukshini pasi që ishte liruar nga akuzat, disa herë ka ardhur nga Kosova në Maqedoni dhe përsëri është kthyer në shtëpinë e tij në Kosovë, por se kësaj radhe, në dalje nga Maqedonia, rrugës për Kosovë, e kishin arrestuar dhe dërguar në stacion policor.