Lirohet ish ushtari i UÇK-së Tomor Morina, flet shoku i tij(Video)

Ish ushtari i UÇK-së Tomor Morina është liruar nga paraburgimi pas tre javësh që kur u arrestua. Nga Shutka Morina doli i shoqëruar nga zyrtarë të ambasadës së Kosovës, familjarë dhe shokë të tij. Për shkak se Morina ndodhej në veturën e ambasadës së Kosovës, i njëjti nuk u prononcua për media.

Marketing

Njëri nga shokët e tij, tha se Morinën e kanë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe psikike dhe se i njëjti është trajtuar mirë gjatë kohës që qëndruar në paraburgim.

Arrestimi është i padrejtë, shteti maqedonas nuk është mirë me e dëgjuar Serbinë, Serbia ka vdekur, njeriun e vdekur nuk ke çfarë e dëgjon. Nuk është mirë që Serbia të këtë kaq shumë ndikim por Maqedonia dhe Kosova është më mirë që të jenë pro perëndimorë”-tha Bujar Xërxa, shok i Morinës.

Vendimi për lirimin e Morinës erdhi pas mendimit negativ për ekstradim që dha penalja dhe vendimit të sotëm që Gjykatës Supreme që e vërtetoi vendimin e shkallës e parë. Autoritetet në Kosovë kanë mirëpritur lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së ndërsa lirimi i Morinës shkaktoi reagime në Serbi. Ministrja serbe Drejtësisë Nela Kuburoviq ka thënë se vendimi për mos ekstradimin e Morinës tregon edhe njëherë se poliitka ishte mbi ligjin dhe drejtësinë, duke e quajtur këtë vendim të turpshëm. Ish ushtari i UÇK-së Tomor Morina ishte arrestuar nga policia maqedonase më 24 korrik, në bazë të një fletarresti të Interpolit, të lëshuar me kërkesë të Serbisë. Morina dyshohet nga ana e autoriteteve të Serbisë se para 20 vjetëve, si pjesëtar i UÇK-së, ka bërë krime kundër popullatës civile në Kosovë.