Lirohet Tomorr Morina, nga Shutka niset drejt Kosovës

Sapo është liruar edhe nga burgu i Shutkës ish-ushtari i UÇK-së nga Gjakova, Tomorr Morina, merr vesh gazeta KOHA. Vendimi se Morina mund të niset drejt Kosovës i është dorëzuar pak minuta më parë.

Marketing

Paradite, anëtarët e Këshillit të Gjykatës Supreme në Maqedoni vendosën se ish pjesëtari i UÇK’së Tomorr Morina nuk duhet të ekstradohet në Serbi.

“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë se Veriut njofton se më 14 gusht 2019 solli vendim për lëndën nr.30 2019 ku vërtetohet vendimi i Këshillit Penal i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Penale Shkup KIOK’KS.nr 252 19 nga 07.08.2019, i cili vendosi se nuk përmbushen supozimet ligjore për ekstradimin e personit T.M, shtetas i Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës”, thuhej në vendimin e Supremes.

Një mendim të tillë parimor juridik më 7 gusht e dha edhe Gjykata Themelore e Shkupit, të cilët pasi e rishikuan dokumentacionin e plotë të kërkesës serbe për ekstradim, sollën vendim se nuk përmbushen kushtet për ekstradimin e Tomor Morinës.

Ndërkohë, lirimin e Morinës e ka komentuar edhe zv.kryeministri Bujar Osmani.
“Vendim i duhur i institucioneve për Tomor Morinën. Tani të punojmë në zgjidhje sistemore që mos të përsëriten më ngjarje të tilla”, tha Osmani.

Marketing