Lista e shitjeve te Barcelona: 12 futbollistë!

Barcelona ka bërë gati listën e shitjeve gjatë afatit kalimtar të verës.

Marketing

Barcelona i ka gjithsej 12 futbollistë që do t’i listojë në treg për afatin kalimtar të verës, mjaftueshëm për ta formuar një formacion, raportojnë mediat spanjolle.

Klubi katalan tashmë e di se kë dëshiron ta sjellë në skuadër, kryesori duke qenë Lautaro Martinez, por ata e dinë se shitja e lojtarë s’do të jetë e lehtë këtë verë.

Ata lojtarë janë: Neto, Nelson Semedo, Samuel Umtiti, Junior Firpo, Ivan Rakitic, Arturo Vidal, Ousmane Dembele dhe Martin Braithwaite, si dhe lojtarët që po kthehen nga huazimet: Carles Alena, Rafinha Alcantara, Jean-Clair Todibo dhe Philippe Coutinho.