Lista Serbe do të dakordohet me Vuçiqin për pjesëmarrje në zgjedhje e 6 tetorit

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq tha sot se ky subjekt do të konsultohet me Vuçiqin për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Marketing

Lista Serbe do të marrë vendimin për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme më 6 tetor në Kosovë, pas konsultimeve me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe drejtorin e së ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Kështu ka thënë për Tanjug, nënkryetari i kësaj partie, Igor Simiq, duke shtuar se konsultimet priten gjatë dhjetë ditëve të ardhshme në Beograd, përcjell lajmi.net.

Simiq tha se të gjitha vendimet në lidhje me veprimet e Listës Serbe në terren dhe të popullit serb në Kosovë merren në konsultim me Beogradin.

Marketing