Lista serbe nuk e voton qeverinë Kurti 2, kërkon 2 ministri

Igor Simiq, deputet i Listës Serbe, ka thënë se kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka shkelur që në nismë Kushtetutën. Sipas tij, Lista Serbe i ka 11 deputetë në grupin e saj parlamentar, duke llogaritur edhe deputetin e komunitetit goran.

Marketing

Simiq tha se me 11 deputetë, Listës Serbe i takojnë dy ministri, e jo një sa ia ka ndarë Kurti.

“Për këtë do të ankohemi në Kushtetuese. Ua kemi dëshmuar me firma në takimet që kemi pasur se i kemi 11 deputetë dhe na takojnë dy ministri. Është nisje e keqe nga ana juaj z. mandatar, është mesazh i keq për të gjithë qytetarët. Lista Serbe nuk do të votojë qeverinë dhe do të ankohemi në Kushtetuese”, shtoi Simiq.

Në Qeverinë Kurti, pritet të jetë vetëm një ministër serb, Goran Rakiq.

Marketing