Liverpool dhe Man.City ndajnë pikët

Derbi i kësaj jave në Premier League është mbyllur pa fitues.

Të dy skuadrat përgjatë 90-të minutash pavarësisht lojës së mirë të treguar nuk kanë arritur të shënojnë gol dhe ndeshja u mbyll me rezultat 0 me 0.

Se ishte lojë e baraspeshuar e tregon fakti se posedimi i topit gjatë ndeshjes ishte 49 për qind me 51 për qind në favor të Cityt.

Vlen të ceket se City kishin një mundësi të mirë të shënimit në minutën e 86-të të ndeshjes, pasi u akordua penallti për ta, mirëpo atë nuk arriti ta konkretizoj mesfushori i Cityt, Mahrez i cili gjuajti jashtë portës.

Pas xhiros së tetë në Premier League, Liverpool renditet i treti dhe ka pikë të barabarta (20) me Chelsea që renditet në vendin e dytë dhe Manchester City që është lider në tabelë.

evn