Liverpool e nis me dëmtime sezonin e ri, ja sa do të mungojë Alisson

as fitores së thellë ndaj Norwich në ndeshjen hapësë të Premier League, drejtuesit e Liverpool kanë marrë një lajm të keq.

Marketing

Portieri Alisson do të mungojë disa javë pas një dëmtimi që pësoi në pulpën e këmbës së majtë.

Alisson u dëmtua në minutën e 39 ku dhe bëri zëvendësim të detyruar duke i lënë vendin transferimit të fundit të Liverpool, veteranit Andy Lonergan.

Në një deklaratë Klopp shprehet i shqetësuar për situatën e 26 vjeçarit. “Nuk është aspak mirë. Është një dëmtim në pulp e cila do të lëjë Alisson-in jashtë fushës për pak. Nuk dua të bëj parashikime se kur do kthehet ai, por është e sigurtë që do të jetë jashtë për pak. Le të shohim. Mund të jetë jashtë për 6 javë por me qenë se Alisson nuk ka pasur shumë dëmtime në karrierën e tij besoj se do të kthehet më shpejt”- tha trajneri gjerman.