Liverpool e nisi 2020-ën aty ku e la 2019-ën, merr fitore kundër Sheffield

Liverpool ka vazhduar me formën e lartë edhe në ndeshjen e parë të vitit 2020.

Marketing

Në kuadër të xhiros së 21-të në Premierligë, Liverpool ka mposhtur skuadrën e Sheffield United, me rezultatin 2:0.

Golin e parë në këtë takim e ka shënuar Mo Salah, në minutën e katërt të takimit, pas asistimit të Andrew Robertson.

Rezultatin final e vendosi Sadio Mane, me golin e shënuar në minutën e 64′, duke i dhënë qetësinë skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Liverpool tashmë numëron 58 pikë në krye të tabelës, kurse Sheffield në pozitën e tetë mbetet me 29 pikë.

Marketing