Liverpool hap pjesërisht qendrën stërvitore, lojtarët nisin seancat

Liverpool ka hapur pjesërisht qendrën stërvitore, për seancat stërvitore të lojtarëve.

Marketing

Disa lojtarë të Liverpool kanë pasur mundësinë që të stërviten në qendrën stërvitore ‘Reds Melwood’.

‘Goal’ konfirmon se ‘Reds’ kanë bërë hapin e parë drejt rikthimit në normalitet, duke hapur pjesërsiht qendrën e stërvitjeve ‘Melwood’.

Kjo qendër stërvitore ka qenë e mbyllur që nga mesi i marsit, kur edhe ishte suspenduar kampionati i Premierligës.

Grupacione me nga tre lojtarë janë lejuar të stërviten në ambiente të hapura.

Asnjë nga stafi i trajnerëve, përfshirë Jurgen Klopp, nuk janë rikthyer në qendrën stërvitore.

Marketing