Liverpool konfirmon lëndimin e rëndë të Van Dijk

Liverpool ka konfirmuar lëndimi e rëndë të Virgil van Dijk, të cilin e pësoi në ndeshjen e djeshme ndaj Everton.

Marketing

Mbrojtësi holandez pësoi një ndërhyrje të tmerrshme nga portieri Jordan Pickford, të cilin e shpëtoi pozicioni jashtë loje nga kartoni i kuq.

Tani klubi anglez ka konfirmuar se Van Dijk ka dëmtuar ACL-në e tij dhe do t’i nënshtrohet një operacioni, shkruan lajmi.net.

Ashtu siç dje, ai nuk pritet të luajë për rreth 7-8 muaj, edhepse ende asgjë nuk është e konfirmuar.

Ky do të jetë një hendikep i madh për skuadrën e Jurgen Klopp, që duhet të vazhdojnë pjesën më të madhe të sezonit pa lojtarin kyç në fazën defanzive.

Marketing