Liverpool nis stërvitjet javën e ardhshme me një plan ndryshe

Me shoqërinë britanike tani në një gjendje bllokuese pas njoftimit të kryeministrit Boris Johnson të hënën në mbrëmje, klubet e Premierligës kërkojnë mënyra për të mbajtur nivelin e fizikut të lojtarëve të tyre në izolim.

Marketing

Liverpool kishte lëshuar programe stërvitore individuale sapo klubi vendosi të mbyllë objektin e tyre të trajnimit në ‘Melwood’ dy javë më parë.

Shumë prej lojtarëve kanë palestra në shtëpi dhe hapësira të jashtme që mund të përdorin dhe kjo shpresohej të ishte e mjaftueshme për pezullimin fillestar dy-javor, përcjell lajmi.net.

Sidoqoftë kampionati tani ka konfirmuar se nuk do të ketë ndeshje të mëtutjeshme deri më 30 prill, dhe klubet po shikojnë mënyra alternative për t’i mbajtur lojtarët në formë të përshtatshme.

Të Kuqtë planifikojnë që nga java e ardhshme të nisin stërvitje, por të ndara në shumë grupe – për të shmangur mundësinë e prekjes nga koronavirusi.

Marketing