Liverpool përmbysë Arsenalin, Klopp më në fund del fitues ndaj Artetas

Liverpool ka arritur që me përmbysje të mposht Arsenalin, në kryendeshjen e javës së tretë në Premierligë.

Marketing

Të Kuqtë triumfuan me rezultat 3:1 në ‘Anfield’.

Vendasit e gjetën veten në disavantazh pas 25 minutave lojë, kur Alexandre Lacazette i dha epërsinë Topçinjve pas një gabimi të Andy Robertson.

Dominimi i Liverpool u shpërblye brenda pak minutave. Sadio Mane (28’) barazoi rezultatin, para se Robertson (34’) të përmirësonte gabimin dhe t’i jepte skuadrës së tij epërsinë.

L’pool vijoi dominimin edhe në pjesën e dytë, derisa te Arsenal vlen të ceket huqja e dy rasteve të arta nga Lacazette.

Transferi i ri i skuadrës të Merseyside, Diogo Jota (88’) vulosi rezultatin 3:1 me një gol të bukur.

Kjo ishte fitorja e parë e Jurgen Klopp kundër Mikel Arteta, pasi paraprakisht pësoi dy humbje.

Liverpool ka pikë të plota (9) pas tre ndeshjeve të para, ndërsa Arsenal tubon gjashtë pikë.

Marketing