Planet e Liverpool për të zgjeruar kapacitetin e Anfield përtej 60 mijë ulësve do të ndërmarrin një hap tjetër këtë javë, konfirmon Goal.

Më shumë se 5,000 fletëpalosje janë shpërndarë nga klubi duke ftuar banorët lokalë dhe biznesin në një seri ngjarjesh këshillimi publik, ku ‘Reds’ do të ndajnë planet e tyre për një rizhvillim të propozuar ambicioz të ‘Anfield’.

Liverpool njoftoi në gusht se ata kishin hequr dorë nga planet fillestare për një përmirësim të stadiumit.

Leja e planifikimit për shtimin e rreth 4 mijëve vendeve shtesë u lejua të kalonte me pronarët e klubit, Fenway Sports Group, duke zbuluar planet e tyre për të eksploruar opsione alternative të rizhvillimit të stadiumit.

Ata tani janë në gjendje të ndajnë ato plane alternative, dhe Goal kupton se ata do të përfshijnë një rindërtim që do rrisë kapacitetin e ‘Anfield’ mbi 60 mijë ulëse.

Tashmë plani i Liverpool është pranuar, dhe suksesi në terren i klubit në sezonet e fundit vetëm e ka bërë edhe më të pranueshëm.

evn