‘Liverpool po e përballon shumë mirë presionin’

sh ylli i Liverpool, Dirk Kuyt, ka thënë se ish skuadra e tij po e përballon me shumë sukses presionin në garën për titullin.
Liverpool nuk kanë fituar asnjë titull në formatin Premierligë, dhe këtë edicion kanë gjasat më të mëdha për ta bërë këtë.

Marketing

E udhëhequr nga Jurgen Klopp, skuadra e Liverpool gjendet vetëm një pikë pas Manchester City.

“Presioni është gjithmonë i lartë në futboll, sidomos në skuadrën e Liverpool” ka thënë Kuyt për ‘Evening Standard’.

“Por nëse sheh skuadrën, mënyra se si ata po përballen me presionin, ata shënojnë kur duhet të shënohet” ka thënë tutje holandezi.

“Ata momentalisht po e kontrollojnë mirë presionin” ka shtuar ndër të tjerash Kuyt i cili fitoi Ligën e Kampionëve me ‘Reds’.

Liverpool do ta ketë një test mjaft të vështirë në ndeshjen e së dielës, ku do të përballen me Tottenham Hotspur.

Marketing