Liverpool – Real Madrid, stadiumi ukrainas merr pamje të mrekullueshme

Kanë mbetur edhe tri ditë deri në finalen e shumëpritur, atë të Ligës së Kampionëve, ku dy gjigantët: Liverpool dhe Real Madrid do të zbresin në fushën e lojës.

Të shtunën luhet finalja e madhe e UEFA Champions League, mes Liverpoolit dhe Reali.
Faqja e UEFA-s në Twitter, sapo publikoi pamjen e stadiumit ku do të luajnë anglezët dhe spanjollet.

Stadiumi “Olimpiyskiy National Sports Complex” ka marr një pamje tejet të mirë para kësaj finaleje.

Pritet që në këtë stadium të jen të pranishëm afro 85/90 mijë tifozësh.
Ndeshja finale mes “Los Blancos” dhe “The Reds” luhet të shtunën nga ora 20 e 45.