Liverpool rikthehet në krye të Premier League

Liverpool u kthye shumë shpejt në krye të Premier League, pasi fitoi thellë 3-0 me Bournemouth në “Anfield”.
Sfida u dominua krejtësisht nga “The Reds”, që nuk e vunë në diskutim në asnjë moment suksesin.

Marketing

Mane, Wijnaldum dhe Salah i dhanë 3 pikë skuadrës së Jurgen Klopp, që tashmë kryeson pas 26 ndeshjesh me 65 pikë, 3 më shumë se Manchester City.

Fitore edhe për Arsenalin, që u imponua 1-2 Huddersfieldit në transfertë. Në takimet e tjera Crystal Palace barazoi 1-1 me West Ham, Southampton – Cardiff përfundoi 1 – 2 dhe Watford – Everton 1-0.