Liverpool rrëmben përkohësisht kreun në Premierligë

Liverpooli ka marrë fitore shumë të madhe në udhëtim te Southampton, duke rrëmbyer pikët e plota për të marrë përkohësisht kreun në renditjen e Premierligës.
Skuadra e Jurgen Klopp e nisi shumë keq takimin, duke u befasuar që në minutën e 9’.

Marketing

Shane Long shënoi për t’i kaluar vendasit në epërsi.
Pas disa tentimeve, edhe pse me shumë vështirësi, Liverpooli gjeti golin e barazimit. Naby Keita shënoi për 1-1 në minutën e 36’, për ta dërguar skuadrën e tij të qetë në pushim të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Liverpooli vuajti shumë për të gjetur golin e epërsisë dhe këtë e arriti vetëm në minutën e 90’.
Ishte Mohames Salah ai që shënoi për 2-1 një gol të bukur pas një kundërsulmi tejet të mirë.

Pak minuta më vonë, në atë të 86’, të besuarit e Jurgen Klopp e gjetën edhe golin e qetësisë, që doli të jetë ai i rezultatit përfundimtar.

Kapiteni i “Redsave”, Jordan Henderson, ishte ai që shënoi për 3-1 në minutën e 86’, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 59’, në vend të Trent Alexander-Arnold.
Pas kësaj fitore, Liverpooli ka rrëmbyer pozitën e parë në Premierligë me 82 pikë të grumbulluara, 2 më shumë se Manchester City.
Por, skuadra e Pep Guardiolës ka një ndeshje më pak të zhvilluar.